Seanca parlamentare e së enjtes ka nisur me betimin e dy deputetëve më të rinj të Kuvendit të Shqipërisë.
Bëhet fjalë për Petrit Gjonin në Lezhë, i cili zuri vendin e Armando Prengës i cili u dorëhoq. Gjoni është ëprfaqësues i LSI por lista shumëemërore e PS ishte ezauruar.
Ndërkohë, në qarkun Fier Xhevit Bushaj zëvendësoi Ervin Koçin i cili u dorëhoq pak ditë më parë./a.m.