Kush kërkon t’i vërë zjarrin Shqipërisë?

Nga Bedri Islami

Zjarr në Kukës. I qëllimshëm.

Zjarr në pyllin e Semanit. I qëllimshëm. Në pak çaste shkretohen 2 hektarë pyll e pisha dhe pemë të tjera, disa shekullore.

Zjarr në një kopsht fëmijësh në Tiranë. I qëllimshëm.

Zjarr në një kopsht tjetër, po në Tiranë. I qëllimshëm.

Kush kërkon t’i vërë zjarrin Shqipërisë?

Kush janë zjarrvënësit?

Është lajmëruar shpesh herë se shtatori i këtij viti do të jetë një muaj i nxehtë, përmes së cilit opozita do të përmbysë qeverinë!

Nëse jeni të zotë, përmbyseni, por mos digjni gjithë vendin!

Reagimi i opozitës, pas çdo zjarri, duke akuzuar qeverinë se nuk mbron dot as kopështet, as pyjet, as rrugët, nuk është ogurmirë.

Një herë keni ardhur në pushtet, në vitin 1992 , përmes zjarreve.

Dikur është përdorur tritoli për të hedhur në erë shtyllat e tensionit të lartë. Njëri , nga njerëzit më të afërt të ish presidentit dhe ish kryeministrit, ka dëshmuar se kështu është vepruar për të ardhur në pushtet.

Edhe një herë: nëse keni forcë, nëse keni mendje, nëse jeni të zotë, jo vetëm për të vrarë dhe për të hedhur në erë në fabrikën e vdekjes gërdecare, përmbyseni qeverinë. Zjarret, nëse janë pjesë e juaja, ndaloni!

Nuk ju kanë faj pyjet se jeni kaq mendjeshkurtër?

Nuk ju kanë fëmijët e kopshteve që arsyetoni kaq foshnjërisht!

Historia nuk përsëritet dy herë!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU