Kush janë shqiptarët e kapur me mbi 120 kg drogë

Zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar me droge në Igumenicë më herët gjate kësaj të premteje.

Renols Metat Meta, i datëlindjes 1989, lindur në Burrel e banues në Sarandë dhe Jurgen Vladimir Gjonaj 24-vjec, janë vënë në pranga, bëri me dije policia greke. Në makinën me të cilën lëviznin u gjetën rreth 51 kg kanabis shkruan Panorama.

Një tjetër person është arrestuar po këtë mëngjes në Igumenicë, në një tjetër aksion policor. Ai është Grisild Ajet Qoku, 30-vjec nga Delvina. Në mjetin me të cilin lëvizte u gjetën rreth 77 kg kanabis.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU