Kush janë shqiptarët e 5 tonëve marijuanë, dosjet e vjetra të trafikut

Dy prej tre shqiptarëve të arrestuar në operacionin e policisë italiane, ku u sekuestruan rreth 5 ton marijuanë, rezultojnë se kanë qenë të arrestuar edhe më parë nga policia italiane.

Shtetasi Shefik Muho është arrestuar edhe vitin e kaluar më 30 qershor 2017, për trafik droge me gomone nëpërmjet detit, bashkë me 14 persona të tjerë nga të cilët 4 ishin shqiptarë. 34-vjeçari mesa duket se është lënë i lirë pasi në të kundërt nuk do të ishte përfshirë në këtë ngjarje shkruan VloraNews. Indrit Buja është arrestuar më 14 mars të 2012-ës nga policia italiane si shpërndarës kokaine dhe hashashi në sasi të vogla, kundrejt pagesës.

Edhe pse të arrestuar më parë, mesa duket këta dy shtetas janë lënë të lirë, për tu bërë trafikantë të një sasie droge prej 5 tonësh, nga Shqipëria në drejtim të Italisë./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU