Kush është shqiptari i vrarë në burg, akuzohej për vrasjen e avokatit grek

Shqiptari i vrarë sot në burgun e Greqisë, Albert Bako nuk është i panjohur për mediat dhe policinë greke. 32-vjeçari shqiptar, Albert Bako ishte nën hetim për vrasjen e avokatit grek, Mihal Zafiropoulos, ngjarje kjo që shkaktoi reagime të forta në shtetin fqinj.

Për këtë rast ai është pyetur më parë nga policia, ai bëri këtë deklaratë: “Unë nuk doja ta vrisja avokatin Mihal Zafiropoulos, doja vetëm ta trembja”.

Ai sapo ishte transferuar nga burgu i “Chania” në atë të “Korydallos”, por ky transferim rezultoi fatal për jetën e shqiptarit. Mediat greke raportojë se pas vrasjes së Bakos qëndron një bandë rivale, e cila kishte mësuar për transferimin e 32-vjeçarit.

Momenti i arrestimit të shqiptarit u publikua nga të gjitha mediat, ndërsa Bako deklaroi se disa persona e kishin paguar 3 mijë euro për ekzekutimin e avokatit të njohur grek. Shqiptari i ekzekutuar sot në mëngjes ishte pjesë  e një grupimi nacionalist me rreth 145 mijë anëtarë në rrjetet sociale, të cilët kishin si “betim” hakmarrjen ndaj Greqisë për vrasjen makabre të  shqiptarit Ilia Kareli në burgun e Nigritas.

a.cupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU