Kush është shoku i ushtrisë që Vuçiç takoi në Mitrovicë?

KOSOVË- Gjatë vizitës së tij në Kosovë 2 ditë më parë, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka takuar shokun e tij të ushtrisë.

Bëhet fjalë për juristin Fikret Demiri, nga komuniteti goran, i cili punon në Ministrinë e Kulturës në Prishtinë.

Me takimin ata kanë rikujtuar kohërat e vjetra kur shërbenin në armatën e ish-jugosllavisë.

Në një prononcim për mediat serbe, Demiri kujton se Vuçiçit i pëlqente shumë që të luante shah por nuk i pëlqente të humbiste dhe në këto raste kërkonte një ndeshje të dytë.

Për Demirin, Vuçiç u bë president 30 vite më parë.

Çdo ditë ne merrnim mësime politike për 45 minuta. Dhe zyrtari politik që na jepte leksione, Fehim Bibiç, i tha që ti një ditë do të udhëheqësh vendin dhe ne të gjithë i thamë se ai do të jetë presidenti. Dhe ashtu u bë. Për ne ka qënë gjithmonë i tillë“, tha Fikret Demiri

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU