Kush është Entela (Eleni) Foureira, “grekja” nga Fieri që përfaqëson Qipron në Eurovision

Ajo është një nga favoritet për të “rrëmbyer” çmimin e madh të “Eurovision 2018”.Eleni Foureira për herë të parë do të cojë trofeun në Qipro. Kështu e nis tabloidi ‘The Mirror’, materialin që i kushton këngëtares shqiptare, e cili do të përfaqësojë Qipron në kompeticionin ndërkombëtar me këngën “Fuego”.

Kush është  Eleni Fouriera?

Eleni Foureira është lindur më 7 mars 1987 në qytetin e Fierit (Shqipëri), vajza e një rrobaqepëse dhe një punëtori ndërtimi.

Për shkak të luftës civile Eleni sëbashku me familjen e saj lanë Shqipërinë dhe migruan në shtetin fqinj Greqi. Athina ishte vendi ku Eleni u rrit dhe kaloj shumë kohë të jetës së saj.

Karriera e saj artsitike

Eleni gjithmonë e ka dashuruar performancën në skenë, gjë që e bën atë edhe më të veçantë. Dëshira për të qënë një këngëtare ka nisur që në moshë të vogël. Për disa vite ajo ka punuar në teatër.

Në vitin 2007 Eleni iu bashkua grupit “Mystique” dhe sëbashku me 2 pjesëtarët e tjerë të grupit realizuan disa hite. Por vetëm pas 2 vitesh “Mystique” u shpërbë për arsye të paqarta.

Pas shpërbërjes së grupit, Eleni vijoj një karrierë solo duke firmosur një kontratë me kompaninë diskografike mjaft të njohur “Universal Music Greece”. Gjithashtu ajo mori pjesë në një emision bamirësie “Just the tëo of us” ku fitoi dhe vendin e parë.

Në fund të vitit 2010 Eleni realizoi albumin e parë solo i cili pati shumë sukses duke u vlerësuar me diskun platinium.

Jeta private

Eleni është në një lidhje me futbollistin spanjoll Alberto Botia që prej 2016-ës.

Eurovision

Për 7 vite me rradhë përpjekjet e Elenit për të përfaqësuar Greqinë ne Eurovision dështuan pasi ajo u refuzua disa herë.

Por dëshira për të qënë një përfaqësuese në Eurovision u realizua. Ndonëse jo me Greqinë, Eleni mori përsipër të sjellë Qipron ndoshta për tu kthyer edhe me një fitore. Kënga e saj quhet “Fuego” e përkthyer në spanjisht “zjarr”.Kënga është e kompozuar nga Alex Papaconstantinou dhe prej disa ditësh qëndron në top 5-shen e hiteve në Greqi.

Eleni i siguroi Qipros një vend në finalen e madhe më 12 Maj në Lisbon të Portugalisë.

Kontradiktat etnike

Spekulimet dhe polemikat mbi origjinën e Elenit kanë qënë të shumta. Mediat greke ishin të paqarta mbi origjinën e saj. Kur ishte pjesë e grupit “Mystique” ajo deklaroi se ishte Braziliane. Ajo vazhdoi të theksonte se babai vinte nga Athina ndërsa nëna nga Janina ndërkohë kishte prejardhje Meksikane.

Përfundimisht mediat e zbuluan se Eleni vinte nga Shqipëria dhe emri i saj i vërtetë ishte Entela Fureraj.

Ajo nuk dha asnjë deklarata lidhur me këtë deri vitin që lamë pas. Eleni pranoj origjinën e saj të vërtetë.

Fakti pse ajo e mohoi prejardhjen ishin paragjykimet që mund të kishte në industrinë e muzikës greke. Eleni shpjegoi se ishte rritur në Greqi dhe ndihej Greke.

Për të treguar mbështetje për vendin e saj të lindjes, Shqipërinë ajo bëri gjestin shqiptar, së bashku me përfaqësuesin Eugent Bushpepa në Eurovision, i cili shkoi viral në Shqipëri, por nuk u pëlqye aspak në Greqi. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU