Politikanët tanë lëvizin me automjete të shtrenjta dhe Kuvendi i Shqipërisë do të shpenzojë 355 mln lekë për “blerje autoveture”.
Por ka dhe nga ata politikanë që lëvizin me transport publik apo biçikleta, edhe pjesa më e madhe sa për të bërë një foto.
Por ky duket se nuk është rasti për deputetin socialist Bensik Bare.
GSH ka kapur deputetin socialist teksa pret urbanin e “Tiranës së Re”, tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit, tek Piramida.