Kush do jetë ‘arbitri’ që do bëjnë vettingun e politikanëve?! Opozita pa përgjigje

Opozita është kthyer sot në Kuvend, por me komisione paralele, ku ka diskutuar për vettingun në politikë. Mbledhja eshte drejtuar nga deputeti Ervin Salianji

Deputeti Salianji ka deklaruar se Rama dhe PS po refuzojnë vettingun në politikë

Por deputeti i PD, nuk pati një përgjigje se kush do të jetë arbitri që do bëjë vettingun e politikanëve.  Deputeti i PD tha se nuk ka negociata maxhorancë-opozitë.

Gazetari: Kush do e bëjë vettingun?

Salianji: Të gjitha do të parashikohen hap pas hapi, sot ka një diskutimn nëse do apo nuk do. Nëse PS dhe qeveria refuzon vettingun nuk mund të  diskutojmë për teknikalitete të cilat janë të parakohshme.

Ne i kemi përcaktuar të gjithë dhe i kemi sqaruar në pr/ligjin e depozituar në Kuvend. Hapet rruga për ndryshimet kushtetuese dhe të gjitha të tjerat do të pasqyrohen hap pas hapi.

Salianji kërkoi që më parë PS të shprehet pro apo kundër, pastaj do të vendoset për teknikalitetet

“Rama dhe PS po e refuzojnë vettingun në politikë.Kemi depozituar draftin që kalon në vetting të gjithë politikanët, duke filluar nga kryeministri, deputetet dhe zyrtarët e lartë. Rama po refuzon vettingun në politikë. Do largojmë të inkriminuarit në politikë. Rama nuk ka vullnet politik për të votuar vettingun. Kemi depozituar në kuvend nismën për vetting në politikë. PS bën propagandë për t’iu shmangur vettingut. Fillimisht PS të shprehet nëse pro apo kundër, pastaj vendosim”, deklaroi Salianji

Javanews/a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU