Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral që ka pasur në zonën e Kasharit, është ndalur edhe tek akuzat e PD-së, për vjedhjen e votave.
Ai iu referua sidomos rastit të zgjedhjeve për Bashkinë e Korçës katër vite më parë, që drejtuesit e PD-së e përsërisin shpesh.
“Ata ankohen se vjedhim vota në Korçë.
Po kush t’i vjedhë votat në Korçë?! Rraqka?
A vjedh vota Rraqka?!
Kur i del pula para, trembet Rraqka jo pula.
Si mund të vjedhë vota ai?!”, tha Rama me humor. /b.d