Kurti i shkon në zyrë Berishës. Çfarë diskutuan dy armiqtë politikë?

Kryetari i lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti ka qenë në Tiranë ku është takuar me ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

Lajmin e ka dhënë ky i fundit ku ka postuar disa momente gjatë takimit.

“Mbreme, ne takim me kreun e Levizjes Vetevendosja, Albin Kurti dhe deputetin Liburn Aliu ne nje bisede mbi Kosoven dhe kombin shqiptar ne teresi! sb”, shkruan Berisha.

Pak javë më parë ai u përplas publikisht me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi i cili e akuzoi se gjatë luftës së UÇK-së i ka shitur karburat qeverisë së ish-Jugosllavisë për të furnizuar altilerinë.

Ndërkohë, dihet se Albin Kurti dhe Sali Berisha ndajnë pikëpamje të ndryshme ideologjike dhe politike.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU