‘Kurrë më’, Bushati mesazh për sulmet e 11 shtatorit: Bashkë në luftën ndaj terrorizmit!

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA, ku humbën jetën mijëra të pafajshëm.

Shefi i diplomacisë shqiptare, shkruan se sulmi i 17 viteve më parë nuk ishte sulm ndaj SHBA-ve, por ishte sulm kundër paqes, sigurisë, bashkëjetesës dhe vlerave të një shoqërie që mbështetet tek parimet e demokracisë liberale

“Aktet terroriste të 11 shtatorit 2001, ku mijëra njerëz humbën jetën ndryshuan botën ashtu siç e njihnim. Sulmi i 17 viteve më parë nuk ishte sulm ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ishte sulm kundër paqes, sigurisë, bashkëjetesës dhe vlerave të një shoqërie që mbështetet tek parimet e demokracisë liberale. Lufta ndaj terrorizmit nuk është dhe nuk do të jetë e lehtë, por nuk ka alternativë përveçse ta përballojmë së bashku. #NeverAgain“, shkruan Bushati në Facebook

Javanews/a.ç

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU