Kuriozitet/Ora atomike kineze më e sakta nga të gjitha

Akademia e Shkencave e Kinës njoftoi se gjatë funksionimit dyvjeçar në Tiangong-2, laboratorin hapësinor të Kinës, ora atomike ka humbur vetëm një sekondë me një ekuivalent prej 30 milionë vjetësh.

Ndryshe nga orët e tjera atomike, kjo orë përdor teknologjinë e atomit të ftohtë për të siguruar saktësi të lartë, transmeton Fani.

Orët me atom të nxehtë kanë arritur pothuajse kufirin e ruajtjes së qëndrueshmërisë afatgjatë.Sistemi modern i ruajtjes së kohës dhe sistemi i navigacionit global me satelit varen shumë nga ora atomike. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU