Kuriozitet/ Një lumë i veçantë shumë ngjyrësh

Kanjo Kristales, ose “ylberi që rrjedhë”, është njëri nga lumenjtë më të veçantë në botë për shkak të ngjyrave të shumta që ka. Duke iu falënderuar bimëve të ujit të cilat quhen “macarenia clavigerarooms”, ato i japin ujit një pamje të bukur, ndërsa në sfond zbukuron vargun malor Serrania de la Macarena në Kolumbi.

 

Çfarë i jep ngjyrë?

Midis korrikut dhe nëntorit, myshqet, flora dhe kristalet ujore, si dhe bimët e kuqe, e mbajnë shkëmbin fort nëpër shtratin e lumit, duke formuar një sërë hije nën sipërfaqen e ujit.

Hije të kuqe, të kaltër, jeshile, të zezë dhe të verdhë e bëjnë lumin të duket si një ylber i lëngshëm dhe vendasit thonë se ngjyrat janë të dukshme pas stuhisë, transmeton KP.

Përtej topografisë së lumit janë sedimentet e pasura 1.2 miliard vjet të vjetra. Kur të gjithë këta faktorë përzihen me jetën e bimëve të lumit, zhvillohet një spektër i vërtetë ngjyrash.

Në pjesën tjetër të vitit, lumi është i hirtë. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU