Kuriozitet/E humb unazën në kopsht, e gjen në një karrotë 12 vite më vonë

Një unazë ari që ishte humbur në një kopsht perimesh 12 vjet më parë është gjetur e kapur në një karrot. Lin Keitch, 69 vjeç, nga Monkton Heathfield pranë Taunton, Somerset, e vuri re unazën duke larë perimet e saj në shtëpi.

Ishte një dhuratë për ditëlindjen e 40-të nga burri i saj Dave, dhe ishte humbur nga vajza e tyre.Çifti beson se karrota u rrit përmes unazës. Zonja Keitch tha se ishte një zbulim si “shansi në një milion”.“Dave nxori karrotat dhe i la ata jashtë derës së pasme,” tha ajo.

“I preva zarzavatet dhe i pastrova ato, dhe unë mendova, ‘çfarë është kjo?’ Mrekulli, është unaza ime”.Ajo njohu unazën e saj menjëherë edhe pse ishte mbuluar nga dheu, përgatiti Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU