Kurbin/ Vritet me armë zjarri 50-vjeçari, në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në fshatin Gallatë të rrethit Kurbin ku është vrarë me armë zjarri një person.

Viktimë e krimit ka mbetur shtetasi Mark Ndreca 50-vjeç. Sipas policisë i dyshuar për këtë krim është 69-vjeçari Tom Lala, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15.00. Nuk dihen ende motivet e krimit të rëndë. Policia ka sekustruar provat materiale në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes. Raportohet se janë marrë në pyetje disa persona që kanë dijeni për krimin e rëndë. Paraprakisht bëhet me dije se pista kryesore e hetimit është ajo e një konflikti pronësie midis viktimës dhe autorit.

Njoftimi paraprak i policisë:

Informacion paraprak

Me date 02.04.2016, është njoftuar se  rreth orës 15:00, në fshatin Gallatë  – Kurbin,  ka ndodhur  një vrasje me armë zjarri.
Menjëherë  në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të cilët kanë konstatuar se është  vrarë me armë zjarri shtetasi:

–  Mark Ndreca, 50 vjeç , banues në Gallatë – Kurbin

Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit:

–  Tom  Lala, 69 vjeç , banues në Gallatë – Kurbin

Shërbimet policore po zhvillojnë  kërkimet për të bërë të mundur  kapjen e tij.

Vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në përfundim informacion i plotë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU