Kurbin / Mjeti bie në humnerë, vdes gruaja e shoferit

 

Policia e Kurbinit njofton se një aksident në aksin Skuraj-Gallatë ka rezultuar fatal për një nga pasagjerët e automjetit të përfshirë.

Mësohet se makina e drejtuar nga Astrit Gjoka ka përfunduar në humnerë, ndërsa si pasojë ka vdekur në vend bashkëshortja e tij Vera Gjoka.

Policia tha se shoferi i mjetit është arrestuar. Sipas bluve të Kurbinit, Gjoka nuk kishte një leje drejtimi.

(java / r.a)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU