Kur Zëri i Amerikës gabon me gazetarët e kërcënuar shqiptarë!

Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa ka reaguar pas keqinterpretimit të disa mediave në lidhje me intervistën e tij për ‘Zërin e Amerikës’ ku deklaroi me zë dhe figurë se 12 gazetarë kanë kërkuar azil në shtete të ndryshme të BE e SHBA, ndersa 34 gazetarë të tjerë dhe punonjës mediash që emigrojnë janë në procedura për marrje shtetësie tjetër, por që nuk ka lidhje me kërcënimet në detyrë.

Saktesim për disa prej mediave qe falsifikojne dhe keqservirin disa te dhena te publikuara ne intervisten e kryetarit te UGSH-se, gazetarit Aleksander Çipa

Ne Intervisten per “Zerin e Amerikes”, kryetari i Unionit te Gazetareve Shqiptare , zoti Aleksander Çipa, deklaron me zerin e tij per 12 kerkesa per azil ne shtete te ndryshme te BE dhe per 34 gazetare dhe punonjes mediash qe emigrojne dhe jane ne procedurat per marrje shtetesie tjeter. 

Nuk e kuptojme se kush e ndryshon shifren dhe e keqinterpreton ate?!!! UGSH eshte organizata qe ka pergjegjesine per çdo te dhene qe publikon dhe mban te dhena periodike per situaten dhe gjendjen e komunitetit te gazetareve ne vend. Keqinterpretimet dhe ndryshimi i statistikave qe nuk perkojne me ato zyrtaret dhe aq me teper me te dhena te publikuara me zerin e perfaqesuesve te organizates sone, jane ne mos dashakeqesi, interpretime per interesa politike apo qellime te tjera qe s’kane te bejne aspak me UGSH.
Organizata jone vazhdon te mbetet nje strukture aktive dhe ne kurajo te perhershme per mbrojtjen e anetareve te saj dhe te komunitetit te gazetareve ne pergjithesi“, thuhet ne reagimin e unionit te gazetareve shqiptarë.

Reagimi i Unionit të Gazetarëve vjen pas keqinterpretimit të lajmit në media, ku intervista u keqservir duke thënë se 45 gazetarë kanë kërkuar azil për shkak të kërcënimeve, ku në fakt rezulton se vetëm 12 kanë kërkuar azil për shkak të detyrës, ndërsa pjesa tjetër janë në procedura për marrje shtetësie tjetër, por që nuk ka lidhje me kërcënimet.

Keqinterpretimi i lajmit vjen pas intervistës së z. Çipa në VOA me gazetarin Ilirian Agolli.

Në nisje të lajmit, gazetari Agolli thotë: “Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë bëri të ditur se mbi 45 gazetarë shqiptarë nga media të ndryshme kanë kërkuar azil ose nënshtetësi të shteteve të tjera në përpjekje për t’u larguar nga vendi prej kërcënimeve që marrin gjatë ushtrimit të detyrës. Çipa thote se në periudhën 2017-2018 janë shtuar më tej kërcënimet ndaj gazetarëve në detyrë që kërkojnë azil në shtetet e BE dhe SHBA për shkak të rreziqeve të punës dhe shumë të tjerë kanë kërkuar shtetësi në vende të tjera

Sinkroni i Aleksandër Çipës: Vetëm për ketë periudhë që unë përmenda, kemi rreth 12 kërkesa nga reporterë dhe gazetarë për azil, apo që ndjekin procedurat e azilkërkimit në vendet e BE dhe SHBA. Dhe së dyti janë rreth 34 gazetarë që kanë plotësuar dokumentet përkatëse për përfitimin e shtetësisë apo të së drejtës së shpërnguljes nga atdheu drejt shteteve të tjera të Perendimit.

/ Alfons Çupaj/

Javanews

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU