“Kur prostitucioni ishte legalizuar”, Ligji i veçantë i miratuar në Shqipëri në 1922

Vitet e fundit, në Shqipëri është hapur disa herë debati, për legalizimin e mundshëm të prostitucionit.

Kundërshtitë kanë qenë dhe janë të forta.

Por, prostitucioni ka qenë i legalizuar në Shqipëri, më shumë se një shekull më parë, me një ligj të veçantë.

Gazeta TemA po sjell këtë ligj të miratuar nga qeveria Ypi, e cila miratoi “Rregulloren e kurvënies”

Ligji:

“Çdo kurvë duhet të regjistrohet në regjistrin e veçantë të policisë.

Ky regjistër përmban emrin, mbiemrin dhe datën e lindjes së kurvës, dëshminë, datën e fillimit të marrjes me këtë profesion si edhe vendbanimin.

Në këtë regjistër duhet të shënohet çdo ndryshim në jetën e “kurvënies”, çdo sëmundje, çdo shtrim në spital dhe çdo dënim që ka marrë si edhe nëse heq dorë nga profesioni në një datë të caktuar.

Çdo kurvë duhet t’i nënshtrohet vizitës.” (TemA)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU