Kur nuk duhet që të pini ilaçe

Sipas një studimi të bërë kohëve të fundit, më shumë se 25% e të gjithë përshkrimeve të recetave të pacientëve janë të panevojshme dhe ky është një vlerësim konservator. Nëse keni infeksione të lehta, provoni duke pritur një ose dy ditë për të parë nëse keni përmirësim, duke ju a miratuar edhe mjeku. Çdo përkeqësim i simptomave duhet të paraqitet tek mjeku, ku në ndërkohë mund të filloni me antibiotikë, por shpesh vet trupi e shëron veten, veçanërisht nëse shkaku është viral.

Fokusohuni në mënyrat për të ndihmuar menaxhimin e simptomave bezdisëse që nuk kërkojnë terapi me receta të barnave, të tilla si të qëndroni të hidratuar dhe të bëni pushim të mjaftueshëm. Sigurisht, preventiva është ilaçi më i mirë. Mos pini duhan, ushqehuni me dietë të shëndetshme, qëndroni fizikisht aktiv, menaxhoni stresin tuaj dhe synoni të bëni të paktën 7 orë gjumë natën. Merrni vaksinën vjetore për grip, dhe gjatë sezonit së ftohtë, sigurohuni që të lani duart shpesh.

Përfundimisht, mos u vet diagnostifikoni me antibiotikë duke porositur barna online apo të bazoheni nga përvojat e tjerëve pasi kjo mund të ju bëjë më shumë dëm se sa dobi, duke rezultuar në ndërprerjen e ekuilibrit të trupit si dhe duke u rrezikuar për reaksione alergjike, gjë që kontribuon në rrezistencën ndaj antibiotikëve.

Në qoftë se jeni mjaftueshëm të sëmurë për të marrë në konsideratë nevojën për antibiotikë, atëherë duhet të flisni me mjekun tuaj, i cili duhet të ju ndihmojë për të vendosur nëse terapia me antibiotikë është me të vërtetë e nevojshme. Përdorni forma tjera të terapisë me antibiotikë si pomade apo vajra, si dhe pika për sy dhe hundë sipas udhëzimeve, si dhe përfundoni trajtimin e plotë të pilulave siçi keni të përshkruara në recetë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU