JAVANEWS/ Qartesisht Shkelzen Berisha, por edhe i jati Sali Berisha, jane perpjekur te mos betohen ne komisionin hetimor per aferen CEZ me argumentin se ne krye te ketij komisioni qendron Taulant Balla, i denuar, sipas tyre, nga gjykata per shpifje. Por per te mos shkuar shume larg, ne te njejten situate ka qene edhe deputeti i PD Astrit Patozi, si ish kryetar i komsionit per shkarkimin e ish prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku. Patozi ishte denuar me vendime te formes se prere nga te gjitha shkallet e gjykatave per shpifje ne adrese te Sollakut. Por ish kryeministri Berisha as qe mori mundimin ta vleresonte kete duke e mbajtur ‘forcerisht’ Patozin ne krye te komisionit kunder Sollakut. Madje ky komision i drejtuar nga Patozi mori vendimin dhe per ta shkarkuar Sollakun, vendim ky qe u votua ne Kuvend nga PD, por qe u shpall antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. E njejta situate duket se paraqitet tani edhe per Sali e Shkelzen Berisha. Sali Berisha dhe Shkelzen Berisha po kerkojne ate te drejte qe ish kryeministri Berisha ua mohoi te tjereve. Shikoni cfare thone sot? Pikerisht ate qe thoshte Sollaku dje. S’ka situate me paradoksale. Lexoni me poshte pretendimet e Sollakut qe jane pike per pike me ato qe artikulon Berisha (i biri) sot.
Rrefimi Sollakut ne Vizion+
Kreu i prokurorisë shqiptare, Theodhori Sollaku, akuzon kryetarin e komisionit hetimor kundër tij Astrit Patozi se është kontingjent prokurorie, madje edhe njeri i dënuar nga gjykata. Kjo deklaratë e kreut të prokurorisë shqiptare është bërë dje gjatë një emisionit “Pesë pyetje nga Babaramo”në “Vizion+”. Sollaku është pyetur në këtë emision në lidhje me hetimin ndaj dhe ai është përgjigjur duke e konsideruar joligjor, antikushtetues dhe të paragjykuar që pa nisur punë mirë. “Kryetari i komisionit është kontigjent i Prokurorisë dhe ka pasur disa çështje penale për shpifje dhe fyerje. Këto çështje kanë të bëjnë me punën e tij si kryeredaktor i gazetës RD. Madje në dy raste edhe gjykata e ka konsideruar Astrit Patozin fajtor duke e dënuar. Në 050.2.2001 ai është dënuar me 500 mijë lekë gjobë për shpifje. Një herë tjetër është dënuar me gjobë për fyerje të bërë botërisht. Por problemi është se ky deputet dhe gazeta e partisë në pushtet, RD, nuk kanë llogari bankare dhe për pasojë nuk ekzekutohen dënimet. RD-ja ka një sërë borxhesh”,- tha dje kryeprokurori Sollaku. Ndërkohë deklaratat e tij nuk ishin vetëm për kreun e komisionit, Patozi, por edhe për anëtarët e tjerë të tij, të cilët nuk kanë arsimin e duhur profesional. “Përbërja e komisionit hetimor nuk të jep garanci për cilësitë profesionale. Ata nuk kanë as etikën e komunikimit. Kjo është një situatë për të ardhur keq. Është normale që të ngrihet një komision hetimor por ai duhet të jetë me njerëz efiçentë dhe jo kontigjent i Prokurorisë. Ata janë militantë partie dhe çdo gjë po bëhet me porosi. Çudia është se ato që kryeministri i ka thënë përpara gazetave nuk pranon që t’i thotë në komision hetimor. Unë isha përgatitur për sulmet e mundshme por jo për shpifjet dhe fyerjet. Ato më gjetën të papërgatitur”,- pohoi Sollaku. Sipas tij, komisioni hetimor është pa asnjë jurist ose njerëz që kanë njohuritë minimale për juridik. “Nuk mundet një inxhinier ose mësues letërsie të gjykojë punën e një prokurori. Kush janë ekspertët. Ata që ndodhen në Prokurorinë e Përgjithshme janë njerëzit më të kualifikuar në Shqipëri. Nuk mund të dalë një ekspert nga rruga të diskutojë punën e tyre”,- tha Sollaku. Armando Meta