Demo progonati, i arrestuar për trafikimin e 2.4 tonëve kanabis vdiq në QSUT pas një sëmundjeje të rëndë.
Por, pas vdekjes së tij, ka hedhur dyshime gazetari Artan Hoxha.
“Te qofte e lehte Demo Progonati…. Mbase si ke marre te gjitha me vete mor burre… Hall i madh kur ben “biznes” nderkombetar me shefat e korruptuar te policise, tek je mire e bukur, papritur ha buk e fiq…Hajde e gjeje tani c’e gjeti te ndjerin Demo, me gjithe ate hashash qe kishte transportuar drejt Italise, ai duhej te bente jete lordi ne qeli vipash ne burg”, shkruan Hoxha.
Ai u arrestua në janar të vitit 2017, si organizator i trafikut të 2,4 tonëve kanabis drejt Italisë. Dyshimet se Demo Progonati është lënë të vdesë, e ka ngritur edhe avokati mbajtës i tij në këtë çështje, që po gjykohet nga Krimet e Rënda./a.m.