Javanews po ju sjell disa nga sekuencat e xhirimeve të filmit “Kumbari”, që ka bërë histori në kinematrografinë botërore.
Ai u interpretua nga tre aktorë të mëdhenj të Hollywood, respektivisht Marlon Brando, Robert De Niro dhe Al Paçino në rolet kryesore.
Frensis Coppola është regjisori dhe bashkë-skenaristi i këtij filmi të jashtëzakonshëm për historinë e familjes mafioze italiane Korleone, që u bazua në romanin e Mario Puzo. Fotot janë shfrytëzuar nga koleksioni i Old Picture History(b.an)