Kukës/ Zhbllokohet ndihma ekonomike për 6 mijë familje

Zhbllokohet ndihma ekonomike për 6 mijë familje në Kukës, palët në Këshillin bashkiak arrijnë kompromisin. Gati miratimi i vendimit Merr fund ngërçi politik në bashkinë e Kukësit, ku këshilltarët e partive politike kishin hyrë në një rreth vicioz dhe kishte dy muaj që nuk gjenin rrugën e kompromist. Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të PS në qarkun e Kukësit, Mimi Kodheli, me investimin e saj direkt ka bërë që palët të gjenin gjuhën e përbashkët.

Për pasojë është zhbllokuar dhe dhënia e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë të kësaj bashkie, që përfshin qytetin dhe njësitë administrative të saj. Ndërhyrja e Kodhelit për këtë kompromis mes palëve politike në këshillin bashkiak ka bërë që të përfitojnë në mënyrë direkte më shumë se 6 mijë banorë të kësaj bashkie, të cilët trajtohen sipas ligjeve në fuqi me ndihmë ekonomike. Dhe më konkretisht, menjëherë pas konstituimit të kryesisë së organit vendimmarrës, Prefekti do të legjitimojë organet drejtuese. Dhe pas këtij vendimi, hapet rruga për miratimin e vendimit dhe shpërndarjen e pagesës së ndihmës ekonomike, për mëse se 6 mijë familje të bashkisë së Kukësit që përmbledh dhe njësitë administrative.

Përplasja mbi dy mujore për shkak të konjukturave politike, më konkretisht me kundërshtinë e këshilltarëve të PD dhe aleatëve të saj, kishte bllokuar gjithë jetën ekonomike dhe më gjërë në bashkinë e Kukësit, dhe ndërhyrja ishte në momentin e duhur, pasi situata po agravohej çdo ditë e më shumë. Zgjidhja e situatës tregoi se ekipi i ri i kandidatëve për deputetë të PS e ka marrë serizoisht punën në qarkun e Kukësit, ende pa marrë mandatin, duke treguar qartë se socialistët janë njerëz të fjalës së dhënë dhe do të jenë gjithnjë në shërbim të komunitetit.

ma.me

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU