KUKES/ Aksidenti fatal, makinat përplasen kokë më kokë, vdes i riu

Një i ri ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Krumë të Hasit, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas Policisë një automjeti tip “Toyota”, me targa TR 4917 B është përplasur me një automjet tip “Golf”, me targa AA 483 NC. Përplasja ka qenë ballore dhe për pasojë ka gjetur vdekjen 22-vjeçari, J.Sh., drejtuesi i automjetit tip “Golf”. Të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë që ndodheshin në dy automjetet. Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU