Kukan: Negociatat me Shqipërinë duhet të kishin filluar, ndonjëherë janë burokratike

Eurodeputeti Eduart Kukan ka deklaruar gjatë takimit të 12 të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, se negociatat duhet të kishin filluar.

Kukan u bëri thirrje partive politike në Shqipëri që të lënë pas ndasitë dhe të bëhen bashkë për hapjen e negociatave.

Kukan u shpreh i bindur se Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit për vendin tonë.

Por, vendimi përfundimtar merret nga Këshilli i Europës dhe për të bindur këtë këshill, Kukan i këshillon klasës politike shqiptare, që përveç reformave dhe shtetit ligjor, nevojitet edhe uniteti.

‘Mjafton një vend që ta hedhë poshtë këtë gjë’, tha aindërsa kërkoi marrëdhënie të mira me çdo vend të BE

Shqipëria meriton hapjen e negociatave. Ndoshta negociatat duhet të ishin çelur. Ndonjëherë janë burokratike dhe të lodhshme. Është pozitiv fakti që ka unitet për hapjen e negociatave. Pas hapjes së negociatave vjen pjesa më e vështirë. Kemi opinion të qartë për situatën në vend,  Por në radhë të parë duhet të bindim Këshillin, pasi nuk kam dyshim që komisioni do të propozojë hapjen e negociatave. Por mjafton një vend që ta hedhë poshtë këtë gjë. Është e rëndësishmë që të keni marrëdhënie të mira me çdo vend të BE”, deklaroi Kukan

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU