Kujdes! Nëse ju vjen kjo sms nga “Apple” mos e hapni (FOTO)

Përdoruesit e Apple-it janë këshilluar që të kenë kujdes nga një virus i rrezikshëm, i cili vjen te pajisjet në formë mesazhi nga “Apple”.

Mesazhi i rrezikshëm u tregon përdoruesve se llogaria e tyre është ngrirë dhe duhet të shpallin të vlefshme llogarinë e tyre në iTunes, që pajisja t’i rikthehet normalitetit, raporton The Sun.

Ky virus ka pushtuar pajisjet e Apple-it vetëm pak ditë para se kompania amerikane të prezantojë iPhonët dhe iPadët e rinj. Virusi besohet se merr të gjitha të dhënat e përdoruesit që hap këtë sms, transmeton Koha.net.

Në mesazh shihet një link që kërkon të hapet. Përdoruesit këshillohen që të mos e hapin mesazhin, por vetëm ta fshijnë atë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU