“Kufijtë”, Merkel mesazh nga Maqedonia: Integriteti territorial është kyç për rajonin

Qëndrimi i Gjermanisë për kufijtë nuk ka ndryshuar dhe këtë e pohoi kancelarja Angela Merkel në vizitën e saj në Maqedoni.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të kancelares dhe kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, Merkel u pyet edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo theksoi se Evropa ka nevojë për një ballkan perëndimor stabël dhe me integritet territorial të plotë të shteteve.

“Ne si Gjermani dhe si evropian kemi interes për rajon stabël. Kjo është kyç për stabilitet të Evropës në përgjithësi. Unë besoj se integriteti territorial është kyç për rajonin”, u shpreh Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë.

Ndërkohë, ajo ka ftuar qytetarët e Maqedonisë që më 30 shtator të dalin në referendum dhe të votojnë për të ardhmen euroatlantike të vendit. Ajo i ka dhënë mbështetje marrëveshjes që ka arritur ai me Greqinë për çështjen e emrit, e nga zbatimi i së cilës varet anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Nga përvoja ime mund të them se ky është një shans historik, që nuk vjen çdo ditë. Është shans historik për këtë gjeneratë, andaj shikuar nga këndvështrimi im, në këtë ditë historike, mos rrini në shtëpi. Shfrytëzoni mundësinë demokratike të thoni atë që mendoni për të ardhmen e shtetit tuaj”, ka deklaruar Merkel./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU