asi kanë kthyer mbrapsht trenin serb në kufi Forcat Speciale të Kosovës kanë bërë me duar simbolin e shqiponjës.
Treni ilegal serb i cili u nis mëngjesin e djeshëm nga stacioni qendror hekurudhor në Beograd me destinacion Mitrovicën, është kthyer pas dhe nuk është lejuar që të kalojë në territorin e Kosovës.
Treni i mbuluar mbi të cilin shkruhej “Kosova është Serbi” është ndaluar në stacionin hekurudhor të Rashkës, në kufirin mes dy vendeve nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i. Pas ndalimit në kufi, mjeti hekurudhor është kthyer në Beograd. /b.d