Kthimi i emigrantëve/ Radhë të gjata në Pikën Kufitare të Kapshticës (FOTO)

Pas festave të fundvitit në atdhe, tashmë emigrantët shqiptar po i largohen Shqipërisë për t’u rikthyer në vendet ku jetojnë e punojnë.

Largimi i emigrantëve të ardhur për festat ka sjellë edhe kaos në pikat e kalimit kufitar. Një prej pikave më problematike është ajo e kapsjticës që lidh vendin tonë me Greqinë.

Me qindra mjete janë në radhë në Pikën Kufitare të Kapshticës. Gjatë ditës së diel ka pasur një fluks më të madh se ditët e tjera të atyre që kthehen.

Mësohet se pala shqiptare është duke punuar me 3 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa pala greke është duke punuar me 4 sportele, 2 më hyrje dhe 2 në dalje.

Ndërkohë, probleme emigrantët kanë pasur edhe në Portin e Durrësit, veçanërisht me pasaportat e fëmijëve të lëshuara në vitet 2009-2010 dhe që, pavarësisht afatit 10-vjeçar të shënuara në to, ato konsiderohen dokumente të pavlefshme për udhëtim.

kapshtice radhe-ne-kapshtice

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU