Kryetari i serbëve të Bosnjës, Dodik: Do pengojmë që Bosnja ta njohë Kosovën

Kryetari i Republikës Serbe Milorad Dodik, flet shpesh për Kosovën duke e konsideruar atë gjithnjë territor të Serbisë, transmeton Koha.net.

Ai ka përsëritur serbët nuk do të lejojnë që Bosnja e Hercegovina ta njohin pavarësinë e Kosovës.“Ajo që bëjmë ne në B e H është se nuk ofrojmë asnjë mundësi e shans që Bosnja e Hercegovina ta njohë Kosovën.

Dhe besojmë se kjo nuk është e parëndësishme dhe kështu do të mbetet”, ka thënë ai për “blic”.Sipas tij Kosova ende nuk është e humbur për Serbinë.“Vetë fakti se flitet për të, Kosova nuk është e humbur.

Mendoj se para dhjetë vjetësh ngjante më shumë si e humbur. Faktori kryesor i pozicionit tonë të keq serb është se u hoq dorë nga Asambleja e Përgjithshme”, ka thënë ai. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU