Kryetari i Prishtinës Ahmeti: Dhuna ma vështirëson qëndrimin në Vetëvendosje

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se njerëzit brenda Vetëvendosje e dinë se sa herë ka aksione të dhunshme, ia vështirësojnë qëndrimin dhe veprimin brenda kësaj partie.

Ahmeti ka thënë në emisionin “Personale” në TV Dukagjini se ka dallime mes tij dhe Albin Kurtit, por këto dallime nuk e bëjnë që të mendoj asnjëherë që të braktisë VV’në.

Ahmeti ka kërkuar që partitë opozitare dhe shoqëria civile të bashkohen kundër kapjes së shtetit.

Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të përmbysen strukturat që kanë kapur shtetin. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU