Edhe serbët probleme me dekriminalizmin, por akuza u vjen nga shqiptarët. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, të dielën është marrë me Momir Stojanoviçin. Në një postim të tij në facebook, Ymeri ka thënë se “dosja ‘Operacioni ‘Reka’’ e përgatitur nga Fondi për të Drejtën Humanitare jep dëshmi të mjaftueshme për përfshirjen e Momir Stojanoviçit në masakrat në fshatrat e Gjakovës, veçanërisht në masakrën e Mejës, ku nuk ka mbijetuar asnjë dëshmitar”.
“Stojanoviqi është i lindur në Gjakovë dhe gjatë luftës në Kosovë ka qenë udhëheqës i Sektorit për siguri në Korpusin famëkeq të Prishtinës të Ushtrisë së Serbisë. Sot Stojanoviqi është deputet nga radhët e partisë së Aleksandar Vuçiqit (SNS) si dhe kryetar i Komisionit për mbikëqyrjen e shërbimeve të sigurisë”, ka shkruar Ymeri.