Kryetari i Komunës së Preshevës: Me Kosovën, por pa shkëmbim

Idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë nuk e mbështesin as vetë drejtues të komunës së Preshevës, kryetari i së cilës, Shqiprim Arifi i përkrah më së shumti planet që kjo zonë të bashkohet me Kosovën, por jo një skenar i cili do të përfshinte që në këmbim, Serbisë t’i jepen pjesë të tjera të vendit.

Arifi e artikulon qartë mendimin e tij: një Kosovë në kufijtë aktual e pranuar prej mbi 100 shteteve të botës, është në interesin e Preshevës. Në qoftë se bazohemi në referendumin e vitit 1992, kërkesën e shqiptarëve të luginës për të pasur një autonomi territoriale politike, me të drejte bashkimi me Republikën e Kosovës, dhe në qoftë se ndërkombëtarët e mbështesin një gjë të tillë, pa shkëmbim territoresh dhe pa efekte anësore, atëherë ne jemi dakord, ishte mesazhi I tij.

Por vetëm kaq. Shqiptarët e Preshevës e kanë treguar se i ngroh një ide bashkimi, por në fund, janë të interesuar më së pari për stabilitet. Çdo shkëmbim territoresh, sipas Arifit, do të kishte efekte anësore dhe banorët atje do ta pësonin më shumë të tjerët. Këtu Arifi citon të kaluarën duke kujtuar, se për ata, nuk është kujdesur askush. Në këtë drejtim, sqaron ai, një Kosovë me integritetin e saj territorial, ashtu siç është pranuar deri tani është në interesin tonë. Është në interesin tonë që të pranohet edhe në OKB kështu siç është, sepse dhe për ne, vazhdon ai, një Kosove e tillë në të ardhmen, do të jetë më e fuqishme.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU