Kryesia e re dhe aksioni opozitar, PD mbledh pasdite grupin parlamentar

Partia Demokratike pritet të mbledhë grupin e saj parlamentar në orën 18.00 të pasdites për të përcaktuar kryesinë e re si krerët e komisioneve parlamentare që i takojnë opozitës me nisjen e sesionit të ri kuvendor.

Nga kjo mbledhje pritet edhe një qëndrim i demokratëve në seancën e nesërme lidhur me zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit.

Më herët Lulzim Basha ka hedhur akuza për lidhje me krimin e organizuar dhe narkotrafikun ndaj Ruçit, ndërsa ish- të përndjekurit kanë paralajmëruar përpara nisjes së seancës plenare mbajtjen e një proteste.

Mësohet se në mbledhje nuk priten surpriza sa I përket qëndrimit në krye të grupit të Edi Palokës, i cili do të qëndrojë në këtë detyrë deri në një vendimmarrje të Këshill Kombëtar.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU