Kryeprokurorja raporton në Kuvend: 12 zyrtarë të lartë në hetim për korrupsion!

Kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku po raporton në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit për vitin 2017.

Gjatë raportimin në mbudhej Arta Marku deklaroi se në vitin 2017 prokuroria ka hetuar vetëm për 17 banda dhe 12 zyrtarë të lartë si dhe prokurorë.

“Gjatë vitit 2017 u morën masa për zbatimin e kërkesave për aktet n/ligjore për mirëfunksionimin e organit si dhe ka pasur debate profesionale mes prokurorëve, prioritet ka qenë garantimi i drejtësisë.

 Janë dorëzuar raporte për 26 subjekte rivlerësimi. Lufta kundër korrupsionit, 12 procedime penale për zyrtarë të lartë dhe prokurorë. Nga Krimet e Rënda janë kryer hetime pro aktive për 11 procedime penale.

Ka pasur një rritje prej 69% për korrupsion në 2017, në krahasim me 2016. Për 2017 për korrupsion, prokuroria ka regjistruar 124 procedime penale. 3 procedime për zyrtarët e lartë vendorë, ndaj 2 në 2016.

Për korrupsionin aktiv të gjyqtarëve, 4 të pandehur, ndërsa në 2016, 3 procedime. Në 2017 u dënua një gjyqtar i gjykatës së lartë. Hetimet nga prokuroria në 2017 nuk i përgjigjen perceptimit të qytetarëve dhe ndërkombëtarëve, tregon mungesë bashkëpunimi me agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Përsa i përket krimit të organizuar kërkon përgjigje të koordinuar. Po zhvillohen hetime për disa grupe kriminale. Nga 2017, 17 procedime për banda dhe organizata kriminale, 16 për grup të strukturuar, ndërsa në 2016, 17 për këtë vepër.

Procedimet për prodhim droge janë rritur me 51.3%. procedimet për kultivim janë ulur me 76.7%, për trafik droge është rritur me 26.5%. Në luftën për pastrimin e parave janë rritur procedimet. Me prokuroritë e Barit, Anconës dhe Leces kemi bashkëpunuar për hetimet për trafik droge”- tha Marku.

Marku tha se gjatë 2017 janë arrestuar 475 persona

Në 2017 me përgjimet është arritur në arrestimin e 475 persona për vrasje, korrupsion, trafikim të armëve dhe veprave të tjera. Gjatë 2017 janë ekzekutuar 2429 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata. 204 persona janë përgjuar për llogari të Krimeve të Rënda, në total për vitin 2017, 3755 persona të përgjuar, ka një rritje në krahasim me një vit më parë“, tha Marku

Prioritetet do të jenë këto për 2018;
Rritjen e ndjekjes penale
Hetime kundër pastrimit të parave
Rritjen e kapaciteteve të strukturave
Rritje e hetimit pasuror
Garantimi i ndihmës për rivlerësimin e prokurorëve
Rritje e hetimeve dhe kontroll për afatet, masa kur konstatohet zvarritje
Rritje e kapaciteteve njerëzore
Rritje e eficencës për hetimet pro aktive për grupet kriminale
Forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar

Janë ndjekur gjithsej 40 911 procedime penale
39 % narkotikët
24 % krimet kundër personit
11 % korrupsioni

Në vitin 2017 numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar prokuroria;
1.            Tiranë me 32,63 %
2.            Durrës që ka regjistruar 7,70 %
3.            Vlorë 7,40 % të numrit total të procedimeve të regjistruara,
4.            Elbasan që ka regjistruar 7,23 %
5.            Shkodër që ka regjistruar 6,32 %  etj…

Vepra penale me rritje
Rritje prej 40,7 % të numrit të procedimeve të regjistruara për grup veprat e falsifikimit të dokumenteve.
Ka një rritje prej 27 % të numrit të procedimeve të regjistruara për vepra penale që lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale
Mashtrimet me 18 %
Rritje të lehtë prej 0,27 % të numrit të procedimeve të regjistruara për “Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes”
Vjedhja rritje me 3 %

Vepra penale me ulje
“Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” i Kodit Penal, ka një ulje prej 37,9%. Në vitin 2017 ka një ulje prej 14,8 % të numrit të procedimeve të regjistruara për “Krime kundër jetës të kryera me dashje” 98,6 % e tyre janë meshkuj (nga të cilët 7 % janë të mitur) dhe vetëm 1,4 % janë femra (ndër të cilat nuk rezultojnë të mitura). Ka ulje prej 6,4 % të numrit të procedimeve të regjistruara për krime seksuale

Ish-prokurorja e Shkodrës mori detyrën në dhjetor 2017, duke pasuar në krye të organit të akuzës, Adriatik Llallën.

Mbedhja nis me sherr

Opozita ishtë kundër raportimit të kryeprokurores, me pretendimin se nuk ishte parashikuar në kalendar

Debatet te Komisioni i Ligjeve

Spartak Braho: Kryeprokurorja të jetë e rezervuar me informacionet

Myslim Murrizi i PD: Nuk jam dakord që zonja Marku të jetë e rezervuar, por nëse ka informacion të klasifikuar të rrijë dhe të raportojë ashtu sikur raportohet. Nëse është e cunguar me ne nuk e di ku raporton prokurorja e përgjithshme

Silva Caka: Kemi bërë një kërkesë për anulimin e raportimit, pasi nuk është i përfshirë në draft kalendarin e kuvendit

Ulsi Manja: Në rregullore, në pikën 27 të Kuvendit, thuhet raporti vjetor i prokurorit të përgjithshëm

Silva Caka: Është në datë 4 maj

Ulsi Manja: Më lini të bëj detyrën se nuk jemi në kafe këtu

Paloka: Me çfarë tagri e keni thirrur zonjën, sapo  përmendët titullin Prokuror i Përgjithshëk. Është një titull që nuk e ka zonja me gjithë dëshirën tuaj të madhe.Në institucionin e parlamentit, në komisionin e ligjeve thirren institucionet kushtetuese. Zonja nuk ka asnjë lidhje me Kushtetutën. Është zgjedhur në parlament me 69 vota, më pak edhe sesa Damian Gjiknuri. Prokurori i Pëgjithshëm zgjidhet me 84 vota dhe ai është institucion kushtetues dhe ka një arsye pse zgjidhet me 84 vota.

Zonja e përsëris ka vetëm 69 vota, as votat e mazhorancës. Megjithatë ajo ka marrë përsipër këtë detyrë që i ka caktuar partia juaj, do ta çojë deri në fund.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU