Kryeprokurorja kërkon 197 punonjës shtesë, deputeti i PS: Absurde!

Prokuroria e Përgjithshme kërkon 197 punonjës shtesë për vitin 2019. Në Komisionin e Ligjeve është zhvilluar paraditen e sotme seanca dëgjimore me përfaqësuesin e prokurorisë së përgjithshme Abazi për buxhetin. Deputeti i PS, Bashkim Fino është shprehur kundër kërkesës së prokurorisë duke e cilësuar këtë shifër të frikshme.

“jo i bie si të ngresh nga e para institucionin e prokurorisë. Shifër e frikshme. Ministria e Financave ka shtuar 50. Por ne nuk dimë ne cfarë nivelesh do shkojnë stafet e rinj. Ku janë? Mua më duket absurde. Unë personalisht nuk do ta pranoja. Ka pasur 130 milionë lekë për investim, por ka shpenzuar vetëm 52. Jua heqim fare. Ja japim një njeriu që di të investojë më mirë”, tha Fino.

Por, përfaqësuesi i prokurorisë ka sqaruar pozicionet ku planifikohet të vendosen punonjësit e rinj.

“Shtesa për 197 punonjës është mbi ligjin e ri të prokurorisë së përgjithshme. 30 i duam oficerë të policisë gjyqësore. 100 sekretarë pranë cdo prokurori. 5 specialistë për dekriminalizimin, 30 ekspertë të fushave të ndryshme sipas ligjit të ri. Investimet do ti kryejmë deri në fund të vitit. Nuk djegim asnjë qindarke”, arsyetoi perfaqësuesi i prokurorisë.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU