Kryen 18 vjedhje në 20 ditë, shkatërrohet banda e shqiptarëve në Itali

Policia italiane e provincës së Piacencës ka shkatërruar një bandë grabitësish e përbërë nga 3 shtetas shqiptarë.

Mediat italiane shkruajnë se gjatë 20 ditëve të fundit ata kishin kryer 18 grabitje vilash e banesash në komunat e Monticelli d’Ongina, Castelvetro Piacentino, Villanova sull’Arda, Caorso, San Pietro in Cerro e Cortemaggiore.

1 – Shqiptari M. I., 22 vjeç banues në komunën Romano di Lombardia në provincëne Bergamos i skeduar dhe i arrestuar më parë për vjedhje nga policia italiane.

2 – Shqiptari J. G., 25 vjeç banues në komunën Castelvetro Piacentino në provincën e Piacencës i dënuar më parë nga drejtësia italiane dhe me një urdhër dëbimi 5-vjeçar nga territori italian.

3 – Shqiptari K. L., 23 vjeç banues në Castelvetro Piacentino në provincën e Piacencës i dënuar kohë më parë nga Prefektura e Bergamos me urdhër dëbimi nga territori italian për 5 vite radhazi.

Hetimet e policisë italiane kanë nisur gjatë muajit gusht, pas sinjalizimeve të shumta të banorëve të provincës së Piacencës për numrin e madh të grabitjeve në territorin e tyre.

Pas vënies nën kontroll të zonës, policia italiane ka mundur të identifikoj automjetin tip Volvo e cila përdorej nga anëtarët e bandës e më pas të vë nën pranga 3 shqiptarët.

Policia italiane ka denoncuar dhe të fejuarën e njërit prej shqiptarëve të arrestuar. Ajo është një 28 vjeçare shqiptare e cila ishte transferuar të jetonte në Romë duke marrë me vete një pjesë të objekteve të grabitura nga banda me një vlerë prej 20 mijë euro. Ndër objektet e sekuestruara janë çanta të markave luksoze, bizhuteri e para cash.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU