Bërnabiq s’e di nëse në tavolinë ka ndonjë gjë konkrete për Kosovën. Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka deklaruar se mendon që aktualisht nuk ka asgjë konkrete në tavolinë rreth dialogut Beograd- Prishtinë pos asaj se kompromisi duhet të ekzistojë, transmeton Koha.net.
“Nuk do të hyja se çfarë ka në tavolinë, mendoj se tash për tash nuk ka asgjë konkrete në tavolinë. Por vetëm duhet të kemi kompromis”, ka thënë Bërnabiq për televizionin al jazeera.
Ajo ka shtuar se nuk e di nëse zgjidhja për Kosovën do të vijë shpejt, pasi që ajo varet nga shumë faktorë.Më vjen mirë që BE-ja pret zgjidhje të shpejtë. Do të doja që ajo të vinte nesër. Do të doja, pasi mendoj se konflikti i ngrirë Serbisë nuk i sjell asgjë. Do ta doja, porse a do të ndodhë kjo, nuk e d”, ka thënë Bërnabiq.Në pyetjen nëse kufizimi me shqiptarët do të thotë se serbë në jug të Ibrit do të mbeten në Kosovë, ajo është përgjigjur se as këtë e nuk e di.
“Nuk e di. Nuk mund të flas për këtë. Çdo gjë që është kompromis vend në konsiderim, duhet të jetë kompromis”, ka thënë kryeministrja, përgatiti Express. (b.an)