Mediat: Kryeministri Rama niset për pushime në Majemi me familjen  

Kryeministri Edi Rama do të pushojë disa ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Burime të besueshme i thane Opinion.al se Edi Rama do të pushojë pak ditë në Majemi të Shteteve të Bashkuara së bashku me familjen e tij. Nuk dihet nëse do të jetë edhe djali i vogel Zaho dhe femijët e tjerë të familjes, por dihet që ai do të shoqërohet nga bashkëshortja. Po ashtu nuk bëhet e ditur se kush është pritësi i Kryeministrit, megjithëse cifti Rama do të jetë edhe në shoqërinë e njerëzve të tjerë.

Majemi eshte një prej 4 destinacioneve më të rëndesishme në SHBA. Aktualisht atje klima është e ngrohtë dhe mund të dalësh lirshëm në plazh. Perveç kësaj Majemi është një destinacion shumë i rëndësishëm kulturor. Nuk dihet nëse Kryeministri do të hapë edhe atje ndonjë ekspozitë personale.

 

1 koment

  1. kjo eshte nje genjeshter! me brire madje! kur del ne TV thoni na cau trapin, kur s’del sajoni. Tani qe sajoni sigurisht qe ai do dali!

PËRGJIGJU