Kryeministri Rama: Gent Cakajt i delegoj drejtimin e Ministrisë së Jashtme!

Kryeministri Edi Rama ka marrë sot drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ai është pritur në ambientet e Ministrisë nga Ditmir Bushati i cili i dorëzoi edhe detyrën. Një ditë më parë Rama u betua para presidentit Ilir Meta. Në fjalën e tij të shkurtër, kryeministri Edi Rama tha se i delegon drejtimin e ministrisë zv/ministrit Gent Cakaj. “Unë i nënshkruari Edi Rama, i delegoj z. Gent Cakaj, detyrën e drejtimit të Ministrisë së Jashtme”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama u propozua nga grupi parlamentar socialist për postin e kryediplomatit pas përplasjeve me Ilir Metën i cili refuzoi të dekretojë emrin e Gent Cakajt si pasues të Bushatit. Refuzim i cili solli replika të forta mes Ramës dhe Metës të cilët nuk kursyen as akuzat e ndërsjella.

/a.meta/javanews.al

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU