Qeveria britanike mund të përpiqet të shpërbëjë unitetin midis 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian gjatë negociatave për kushtet e daljes së Britanisë së Madhe (BM) nga blloku, paralajmëroi kryeministri hollandez, Mark Rutte.
“Qeveria britanike do të bëjë çmos për të ndarë 27 vendet e BE-së dhe ky është një kurth që duhet ta shmangim”, tha Rutte.
“Britania e Madhe duhet të paguajë një çmim për të dalë nga BE-ja”, theksoi ai duke shtuar se Brexit falas, nuk mund të ndodhë./