Kryemadhi: Nuk po punojmë për të gjetur kandidat fitues për Bashkinë e Tiranës

LSI Monika Kryemadhi ka lajmeruar sot ne nje takim me strukturat e LSI-së në Tirane, se opozita do te dale me nje kandidatë te perbashket ne zgjedhjet lokale.

“Opozita e bashkuar do të dalë bashkë në zgjedhjet e ardhshme e as që po punon për të gjetur kandidatin fitues per bashkine e Tiranes, por e rendësishme platforma jonë e përbashkët për uljen e taksave qe jane cdo dite e me shume qe i marrin frymen shqiptareve, uljen e varfërisë dhe ofrimin en një shërbimi me cilësi më të lartë”, deklaroi Kryemadhi.

“Do evidentojnë cdo socialist të zhgënjyer nga rilindja dhe do bashkojmë forcat progresive të gjitha strukturat qofshin politke ose jo, në qendrat e votimit për të ngritur barrikadat e protestës dhe revoltës ndaj uzurpimit të rilindjes që i ka bërë qytetit të Tiranës”, tha kreu i LSI.

Kryemadhi ka bere edhe nje tjeter paralajmerim:

“Duhet te komunikoni me cdo nxenes e student per te zgjuar ate ndienje proteste dhe jo nenshtrimi ndaj te rinjve e te rejave, te avancojne e mos bejne asnje lloj kompromisi ne kurriz te te ardhmes se tyre.

Cdo kercenim qe do vije nga drejtoret e drejtoreshat e shkolles, per te rinjte tane, apo presioni per nota e per vijimin e shkolles, qe i kemi degjaur rendom ne zgjedhjet e kaluara, te jene te bindur te gjithe ata drejtore se sdo kete me sjellje te kulturuar, as tolerance politike apo njerezore, por perballje te patolerueshme ndaj ketyre krimineleve qe bejne pazar me te ardhmen e te rinjve tane”, nenvizoi kryetarja e LSI.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU