Kryemadhi “i zë vendin” Bashës, në krye të protestës te Ministria e Brendshme

Ashtu siç edhe u paralajmërua, opozita ka organizuar një protestë për të mërkurën në orën 12:00 para Ministrisë së Brendshme.
Në tubim do të kërkohet dorëheqja e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pas publikimit të audio-përgjimit në të cilin sipas selisë blu vëllai i ministrit dëgjohet duke bërë pazare droge.
Vendimi për protestën u mor sot në mbledhjen që Basha zhvilloi me aleatët. Protestën pritet ta kryesojë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Ndërkohë nuk janë parashikuar fjalime por protestuesit do mbajnë në duar pankarta për largimin nga detyra të Fatmir Xhafajt. /a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU