Kryedemokrati i Lushnjës shpërthen kundër të tijve: Ish-pushtetarë bastardë

Kreu i PD-së në Lushnjë, Myslim Murrizi, ka shpërthyer ndaj ish-pushtetarëve të PD-së.

Ai i cilëson ata bastardë.

“Për ish-pushtetarët e PD, në vitet 2005-2013, dhe më gjatë, për disa që u strehuan në bashki si vemje që janë, absolutisht kanë përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve të vitit 2013, sepse PD nuk i humbi ato zgjedhje se nuk mbajti premtimet elektorale si mazhoranca e sotme, por se pushtetarë bastardë, ordinerë, hajdutë, mosmirënjohës e megalomanë harruan se kush i kishte sjellë në ato karrige dhe nuk vlerësuan kontributin e asnjërit demokrat të thejshtë, që kishte qëndruar në opozitë prej 8 vitesh, ndër më të egrat në Europën ish-komuniste, por menduan se kishin zbritur nga qielli edhe pse një pjesë jo e vogël e tyre kishin ndikuar drejtpërdrejt ose indirekt për rrëzimin e PD nga pushteti. Z. Berisha, duke dashur të zgjerojë bazën e mbështetësve, solli në karrige edhe plehra që nuk i votojnë as familjarët e tyre, njerëz pa mbështetje, pa personalitet, të pafytyrë dhe të paskrupullt, vemje që edhe sot falë aftësisë së tyre të pistë, që ngjiten pas opingës, vegjetojnë në zyrat e PD si monstra dhe krimba parazit, që veç dëm i bëjnë PD-së, pavarësisht funksionit fals që mbajnë për hatë të ekuilibrave, që me demek ruhen”, thotë ai për gazetën Sot.

Murrizi në fakt njihet për deklaratat e tij të ashpra ndaj ish-pushtetarëve të PD-së, aq sa ka pasur akuza se ai nxitet nga Basha.

Tema

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU