Kryebashkiaku i Veronës me Veliajn: E shoh Tiranën më të rregullt

Në vizitë e tij të dytë në Tiranë, ku edhe nënshkroi një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës për shkëmbim eksperiencash në menaxhimin e mbetjeve, kryetari i Bashkisë së Veronës, Flavio Tosi është shprehur i mbresuar nga ndryshimi që ka pësuar kryeqyteti në 4 muajt e fundit.

“Është hera e dytë që vij në Tiranë. Kam ardhur edhe vitin e kaluar dhe sot më jep edhe më shumë përshtypjen e një qyteti të gjallë, në rritje. Është bukur të shikosh një qytet, i cili është dukshëm në rritje, ndaj ju përgëzoj sepse që tani shihet një qytet më i rregullt dhe më i organizuar se disa muaj më parë. Duket qartë që dora e kryebashkiakut është një “dorë” efikase”, ka thënë Tosi, pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU