Kriza qeveritare shkon edhe në Kroaci

Kriza qeveritare në Kroaci është duke vazhduar dhe tashmë është e qartë se në zgjedhjet lokale do të shkohet pa indikatorë të qartë nëse kabineti i Andrea Plenkoviq ka shumicën parlamentare, apo jo, duke pasur parasysh se ai ka paralajmëruar se ministrat e ri do t’i propozojë në fillim të qershorit.

Plenkoviq në seancën e sotme të qeverisë tha se Kuvendi do të pushojë deri në fund të zgjedhjeve lokale, pasi sipas tij, është e rëndësishme që në atmosferën e zgjedhjeve lokale të koncentrohet në çështje me interes jetësor për qytetarët, citohet Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU