Kritika për Pogba, Ibra e mbron: Do t’i gëlltisni mbrapsht

Zlatan Ibrahimovic ka marrë në mbrojtje Paul Pogba, i kritikuar shumë pas ndeshjeve jo të mira me Manchester United.

“Të gjithë personat xhelozë që flasin për Pogbanë do të hanë mbrabsht fjalët e tyre që kanë thënë kundër tij. Pol vetëm mund të rritet si lojtar dhe kur ta bëjë, të gjithë do të bien në këmbët e tij. Raporti im me të është i thjeshtë. Unë flas, ai dëgjon. Paul është një lojtar me një talent të pabesueshëm dhe duhet të jemi realist, të gjithë po e vënë nën presion Pogbanë në këtë periudhë. Nuk e njihja më parë, por tani që po e njoh mund t’ju them se është një djalosh që punon shumë, kërkon të përmirësohet dhe ka mendësinë e duhur. Të mos harrojmë se është ende shumë i ri”.

BW/d.i.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU