Kristiana Saxobeat nuk pyet për vendim gjykate… por i kushton një “arrest në flagrancë”

Balerina e club-eve të natës Kristjana Ibro, që u bë e njohur pas mesazheve erotike me reperin Noizy, e që përfundoi në pranga pas vjedhjes së një telefoni në banesën e një 46-vjecari me të cilën kaloi natën, ka thyer masën e arrestit vendosur nga gjykata.

Kristjana Ibro

Ajo është kapur nga policia në flagrancë, teksa ishte jashtë shtëpisë, ndërkohë që sipas vendimit të gjykatës, duhet të rrinte në banesë.kristjana

Policia njofton se ajo u kap pasditen e djeshme në rrugën “Nikolla Lena” e tashmë do përgjigjet edhe për thyerjen e masës së arrestit, shkruan panorama.

Njoftimi i policisë 

Më datë 11.09.2016, ora 19:30, në rrugën “Nikolla Lena”, u kap në flagrancë, jashtë ambienteve të banesës së saj, shtetasja Kristiana Kastriot Ibro, e datëlindjes 04.01.1998, banues në Tiranë, me arsim 12 klasë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendim Nr. 2203, datë 02.09.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi”, për veprën penale të “Vjedhjes”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU