Krimi i pasionit në Fier, ja dyshimet e të afërmve; Fqinjët rrëfejnë jetën e Ermirës

Në Ngurrëz të Lushnjës, të afërmit e Ermira Dushit (Arapi) pohojnë se janë lajmëruar për varrimin e saj në këtë fshat. Sipas tyre, familja e Ermirës ka emigruar përpara 20 vitesh në Greqi, ku edhe punojnë e jetojnë atje, raporton “Panorama”, duke zbardhur sot të tjera detaje rreth ngjarjes së rëndë, ndodhur dje në Shënpjetër të Fierit, kur brenda makinës u gjetën të vrarë me plumb në kokë Drini Derveni dhe Ermira.

gbfdgsdhfgbdshfjsdfs
Viktima Ermira Dushi (Arapi) me vajzën

“Panorama” shkruan se edhe Ermira kishte qenë disa kohë atje, por pasi ishte martuar, më së shumti kishte jetuar në Fier. Njëri nga të afërmit e familjes Arapi u shpreh se viktima jetonte me kunatën në shtëpinë e burrit, ndërsa ky i fundit punon e jeton në Greqi me prindërit e vajzën e mitur 6-vjeçare, të cilën do ta shkollojë andej.

“Ata kanë vite që jetojnë në Greqi. Edhe Ermira ka qenë andej. Fillimisht, kur u martuan para tetë apo nëntë vitesh, kishin një rrobaqepësi në qytet, jo këtu. Atje punonte si rrobaqepëse Ermira, ndërsa Armando, i shoqi, punonte si hidraulik ku të gjente. Prindërit e tij jetonin në Greqi. Kur e panë që këtu nuk jetohej, ai iku në Greqi, mori edhe vajzën. Ndërsa Ermirën, me sa duket, do ta merrte më vonë. Atje prindërit e tij, me sa dimë ne, kanë fituar të drejtën e pensionit dhe kishin dëshirë që vajza të rritej e të shkollohej atje. Ermira jetonte këtu te shtëpia me motrën e burrit që vinte e ikte shpeshherë”, u shpreh Ylvi A., banor i fshatit ku jetonte viktima e djeshme.

Ndërkohë në banesën ku jetonte Ermira Dushi, mbrëmë dukeshin vetëm dritat e shtëpisë ndezur, pa asnjë lëvizje. Fqinjët treguan se aty nuk banonte askush dhe se familja Dushi ishte nisur nga Greqia për të ardhur, sapo kanë marrë vesh lajmin. Ndërkaq, edhe fqinjë e të afërm të familjes Arapi hedhin dyshime në lidhje me ngjarjen.

“Policia duhet ta hetojë këtë ngjarje, është një ngjarje shumë e rëndë dhe nuk mund të kemi rezultate për një orë hetim. Mund t’i kenë vrarë. E habitshme na duket ky versioni i dhënë deri më tani”, u shprehën dje të afërm të Ermira Dushit./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU